Maqedonia e shënon Javën botërore të gjithësisë

Maqedonia është një nga 73 vendet në të cilat prej datës 4 deri më 10 tetor shënohet Java botërore përkushtuar gjithësisë (World Space Week) që përfshin pothuajse 1.800 ngjarje të ndryshme, shkruan MIA.

Qëllimi i shënimit është të jepet theks në përfitimet e hulumtimeve të gjithësisë të zbatuara gjatë vitit paraprak.

Shënimi i Javës botërore fillon më 4 tetor në nder të kësaj date në vitin 1957 kur është lansuar sateliti i parë Sputnik 1, me çka u hap rruga për hulumtime të gjithësisë. Përfundon më 10 tetor, datë në të cilën në vitin 1967 është nënshkruar Marrëveshja për principe dhe aktivitete të shteteve të përfshira në hulumtim dhe përdorim adekuat të gjtihësisë, duke e përfshirë edhe Hënën dhe trupat tjerë qiellor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button