Kerim u zotua se si Sekretar i përgjithshëm i KB-­së do ta zhvillojë luftën kundër ndryshimeve klimatike

Në kolumnën e tij të re, të publikuar në Hafington Post, kandidati nga Maqedonia për Sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Sërxhan Kerim shkruan se arritja e pajtueshmërisë ndërkombëtare në luft[n kundër ndryshimeve kliamtike do të duhet edhe më tej të jetë një ndër detyrat kryesore të njeriut të parë të organizatës botërore, njofton MIA.

Sipas Kerim, arritja e pajtueshmërisë për aktivitetet kundër ndryshimeve kliamtike është pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë që po e lë Sekretari aktual i përgjithshëm, Ban Ki­-moon. Kerim shkruan se do të vazhdojë të tregojë lidership rreth kësaj çështjeje, nëse zgjedhet Sekretar i përgjithshëm i KB-­së.

Ai prëkujton se nëse si Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të KB-­së, pozitë të cilën e pati në sesionin 2007/2008, i vendosi ndryshimet klimatike lartë në agjendën e organizatës. Krahas uljes së lëshimit të gazrave të qelqta për tëp cilat besohet se e ndryshojnë klimën e Tokës, Kerim thotë se marrëveshja klimatike do të sigurojë lloje të reja dhe më të lira të energjensëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button