Memushaj zbulon skemën e De Biasit për Lihtenshteinin

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj vlerëson kundërshtarin duke thënë se Shqipëria më 6 tetor ka një test të vështirë përballë Lihtenshteinit.

Mesfushori vlonjat qëndron në të njëjtin gjatësi vale ashtu si trajneri Gianni De Biasi, sipas të cilit, skuadra duhet të tregohet e kujdesshme ndaj kundërshtarëve që në letër mund të jenë më inferiorë.

Kapiteni i Pescaras theksoi se Lihtenshteini do të ndërtojë një digë mbrojtëse dhe kjo mund t’i krijojë vështirësi kuqezinjve, transmeton Telegrafi.

“Ndeshja kundër Lihtenshteinit është shumë e vështirë, pasi ekipet që janë të lehta në letër duan një përgatitje maksimale. Skema do ndryshojë pasi këtë herë do të shihni një formacion sulmues, por Lihtenshteinit nuk ka gjë për të humbur dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm. Manaj ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe mund të qëndrojë dy javë jashtë fushave. Më vjen keq për të sepse ai dëshironte të ishte pjesë e Kombëtares për këto dy ndeshje”, u shpreh Memushaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button