Mustafa: Arsimi i lartë dhe universitar, shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë studentët dhe profesorët, e veçanërisht studentët që sivjet janë regjistruar për herë të parë, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në arsimin e lartë.

Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur arsimin e lartë dhe universitar, si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit, thekson një komunikatë nga Kryeministria.

“Qeveria e Kosovës e ka prioritet mbështetjen e arsimit në të gjitha nivelet, duke përfshirë përkrahjen thelbësore për nivelin e lartë dhe universitar të studimeve. Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës do të përkrah fuqishëm përmirësimin e kushteve, por mbi të gjitha ngritjen e cilësisë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në urimin e kryeministrit Mustafa. /Express

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button