Ambasada e Amerikës bëri publike aplikimin për Programie e viza lotarisë 2018

Ambasada e SHBA në Maqedoni informon që Programi i viza lotarisë 2018 fillon më 4 tetor 2016, e martë, në ora 18:00 dhe mbaron më 7 nëntor 2016, e hënë, në orën 18:00. Aplikantët mund të plotësojnë formularin elektronik për regjistrim në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov , e cila përmban udhëzime të plota.

Ju lutemi vini re udhëzimet e mëposhtme:

·         Për t’u regjistruar në programin e viza lotarisë nuk duhet të paguani taksë administrative.
·         Pasi të keni përfunduar regjistrimin, duhet të ruani faqen tuaj të konfirmimit që të mund të kontrolloni statusin.
·         Duhet ta ruani numrin unik të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2018. Ky numër është mënyra e vetme përmes të cilës mund të kontrolloni nëse jeni perzgjedhur për lotarinë.
·         Duhet të regjistroheni me një fotografi të re, të bërë mbrenda gjashtë muajve të fundit. Në rast se përdorni një fotografi të vjetër, do të diskualifikoheni.
·         Mund të regjistroheni vetëm një herë.
·         Duke filluar nga data 2 maj 2017 mund të kontrolloni nëse jeni të perzgjedhur.
·         Stejt Departamenti nuk do t’ju kontaktojë përmes postës elektronike.
·         Nëse merrni porosi përmes postës elektronike e cila thotë se jeni fitues i lotarisë, porosia është mashtrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button