Përfaqësues të PDSH-së zhvilluan takim me përfaqësuesin e AP të OSBE-së Batelli

Përfaqësuesit e PDSH-së, Azem Sadiku sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i shtabit zgjedhor dhe anëtari i shtabit zgjedhor Bekim Fazliu sot në Shkup zhvilluan takim me përfaqësuesin special në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, Roberto Batelli.

Në takim sië trheksohet në kumtesë, u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike në vend si dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në takim përfaqësuesit e PDSH-së potencuan se prioritet i Partisë Demokratike Shqiptare është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimi i parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkuan përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje fer, të lira dhe kredibile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button