Retro propagandistike!

[Recension: Top akcionet e rinisë së BESËS që dhanë rezultate konkrete]

Lajmi i vjetër nuk bëhet dot i ri, pavarësisht nëse ai ‘rifreskohet’. Diçka që ka ndodhur më herët, nuk mund të aktualizohet çdoherë, përveç në rastet ku përsëriten veprime apo dukuri të ngjashme, e lajmi i vjetër bëhet pjesë e sfondit apo informacionit shtesë. Përndryshe, retrospektivat e tilla, pa pasur shkas në aktualitet, nuk paraqesin informacion, por propagandë.

I tillë është “lajmi” që po recensojmë. Gazetari ka grumbulluar deklarata dhe tekste nga aksionet e mëparshme të një subjekti politik, me qëllim krijimin e një teksti të ri propagandistik.

Përtej deklarimeve kundërshtuese, denoncimit të dukurive negative përmes konferencave dhe reagimeve të shumta, Lëvizja BESA ka zgjedhur edhe një mënyrë tjetër të shpërfaqjes së realitetit politik në Maqedoni. Tash e një kohë BESA përmes të rinjve të saj ka organizuar akcione të ndryshme simbolike të cilat pos që janë mirëpritur nga popullata, po ashtu, kanë ndikuar edhe pozitivisht në përmirësimin e kushteve të jetesës. Një prej akcioneve të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA që ka dhënë edhe rezultate konkrete ka qenë rrethimi i gropave në Komunën e Tetovës si dhe ftesa për kryetaren e komunës Teuta Arifi që t’i bashkëngjitet këtij akcioni. Jo shumë kohë më vonë, Komuna e Tetovës filloi të aktivizohet për të investuar në infrastrukturën e dëmtuar.

Gazetari nuk është ai i cili jep vlerësim se vallë një aksion ka dhënë ose nuk ka dhënë rezultat konkret. Kjo e drejtë supreme i takon lexuesit, e jo gazetarit, i cili për qëllim duhet të ketë thjeshtë informimin dhe mbledhjen e vështrimeve relevante që do t’ia mundësonin publikut sjelljen e përfundimit mbi një dukuri apo ngjarje.

top-akcionet-e-rinise-se-beses-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Top akcionet e rinisë së BESËS që dhanë rezultate konkrete
Data dhe koha e publikimit: 26.09.2016
Data e recensionit: 27.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

“Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet tjera komerciale të kenë influencë mbi lirinë e informimit. Duhet pasur dallim mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim”, Kodi etik i gazetarëve.

Po ashtu, BESA ishte organizuar edhe për pastrimin e mbeturinave në Komunën e Tetovës. Ajo kishte dhënë afat që të grumbulloheshin mbeturinat nga instancat përkatëse ose në të kundërt ata do të nisnin me pastrimin e tyre. Edhe kësaj radhe, udhëheqësit komunal reflektuan dhe reaguan para se të përmbushej afati i dhënë. Afera e “Maxhar Telekom” ku përflitej për përfshirjen e zyrtarëve më të lartë të BDI – së në afera korruptive nxiti gjithashtu rininë e BESËS që të organizojë një akcion i cili bëri bujë mediatike dhe vuri në funkcion mekanizmat e drejtësisë. Prapa grilave shfaqeshin fytyrat e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.

Nëse gazetari ka qenë i interesuar për ndikimet e aksionet të Lëvizjes BESA, atëherë do të kishte kërkuar prononcim të ri prej kësaj partie, por edhe prej njohësve të sekenës politike në vend, politologëve, publikut, etj. Gjithnjë, citatet dhe deklaratat e freskëta prej burimeve relevante janë më parësore për lajmin,  para atyre që janë përdorur më herët.

Nëse qëllimi ka qenë një vështrim mbi aktivitetet e rinisë së lëvizjes së potencuar në tekst, kjo gjë duhej theksuar në fillim të tekstit dhe shtjelluar në mënyrë më profesionale në vijim.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button