Mesazhet private me reperin e Babastars, arsyeja e ndarjes së Afërdita Dreshajt me të dashurin?

Pothuaj 3 vjet në lidhje me sportistin çek, Jakub Kindl, Afërdita Dreshaj i ka dhënë fund marrëdhënies. Vetëm pak kohë më parë, në intervistën e saj të fundit për revistën Who, modelja e njohur nga Kosova deklaroi se: “Nga dita kur jemi lidhur, nuk jemi zënë kurrë me Kubin (kështu i thërret Afërdita, të dashurit të saj Jakub Kindl), deri në atë pikë sa të mendojmë ndarjen, qoftë edhe për vetëm një ditë…”, port ë menjëhershme janë lajmet nga mediat e tjetra, të cilat citojnë burime të afërta pranë këngëtares.

Kështu, nga sa mësohet nga burime të afërta për Panorama Plus, Afërdita Dreshaj është ndarë përfundimisht nga i dashuri i saj milioner, Jakub Kindl. Dy vjet pasi e bëri publike lidhjen me hokeistin dhe deklaroi se kishte rënë në dashuri, marrëdhënia me sa duket ka shkuar drejt ndarjes. Dyshimet e para se lidhjes 3-vjeçare i ka ardhur fundi u ngritën fillimisht nga “Prive”, nisur nga fotot që modelja prej kohësh vetëm, por edhe nga vizitat e vetme kohët e fundit në Kosovë. Mungesa e fotove çift në rrjetet sociale  ka konfirmuar në njëfarë mënyre fjalët që kanë dalë nga miqtë e afërt të saj. Fotoja e fundit që ata kanë bashkë në Instagram është shkrepur në muajin korrik, gjatë pushimeve të tyre në Santorini, ku dhe festuan 30-vjetorin e Dreshajt.

28­-vjeçari Kindl ishte dashuria e re e Afërditës që nisi pas ndarjes nga këngëtari Shpat Kasapi. Edhe pse në intervistat e saj të para në Tiranë nuk e përmendi emrin e tij, të gjitha mediat e kishin zbuluar tashmë historinë e saj me milionerin çek, një hokeist i njohur. Nuk u desh shumë kohë dhe ajo e prezantoi me mamanë e saj, në një restorant luksoz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhurata e tij e parë shumë speciale dhe e shtrenjtë që i bëri Afërditës ishte për 28-­vjetor, një makinë e bardhë, tip “Porsche”, për t’u pasuar me pushime të shtrenjta në të gjithë botën. Ajo e nisi këtë lidhje pas thashethemeve se ishte fotografuar me Leonardo di Caprion, ndërkohë që ishte në lidhje me Kasapin. Por ky nuk ishte i vetmi “scoop” rozë nga Dreshaj.

Ajo u përfol për një krizë me Kindl vitin e kaluar, pas një afere dashurie mes saj dhe një burri të martuar, Agon Amigës së Babastars. Mediat kosovare shkruan për histori flirti, e cila çoi në prishjen e martesës së Agonit me bashkëshorten Egzona Syla. Ishte vetë reperi ai që deklaroi se Afërdita e kishte provokuar gjatë dhe pas përfundimit të klipit “Topless”, me qëllimin për t’i shkatërruar martesën dhe ia kishte dalë. Sipas burimeve pranë Afërditës, kjo ndodhi nuk është anashkaluar nga i dashuri aktual, duke kërkuar që të mos jenë më bashkë… Pas mesazheve që u publikuan në media, mësohet se ka nisur kriza e Afërdita Dreshajt me të dashurin ҫek, derisa me sa duket, ka ҫuar në fund këtë marrëdhënie 3-vjeҫare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button