Kush është prozatore, poete, piktore : Barbara Burbuqe Heim?

 

Shkruan: Nehat Jahiu

Të shkruash dhe të prezentosh para opinionit një femër siç është z Barbara Burbuqe Heim për mua është një kënaqësi e madhe shpirtërore, por njëherit ndjehemshumë krenar që prezentoj para lexuesve një mike timen që ka kohë me zell dhe dashuri shpirttrore përcjelli veprimtarine letrare  të saj.

Kemi pasur raste të lexojmë nga z. Barbara dhe pas leximit të veprave të saja të mbetemi me përshtypje të jashtzakonshme dhe gjithnjë të mendojmë që se  një ditë tjetër përsëri të kthehemi të rilexojmë ate që kemi lexuar nga e nderuara dhe shumë e respektuara poete  z. Barbara.

Unë në këtë rast dua vetëm të bëj një letërnjoftim të shurtër për jetën dhe veprimtari e z. Burbuqe ne të ardhmën jo vetë unë, port ë gjithë ata profesionist qe percjellin veprimtaritë letrare, piktore duhen të jenë ne lexin dhe percjellje te artistave të mirëfilltë  që ka dhe kontribojnë në mënyrë shume te bukur artiste nepërmjet penës dhe brushes. Une besoj se ky shkrim i imi do të ndikoj pozitivisht qe lexuesi duhet të njihet me nje prozatore, poete dhe piktora e cile posedon vlera të mirëfillta në krijimtarinë artisitike n1e shume lëmi.

Unë besoj se ata qe do e percjellin vepriptarinë e z, Barbara do te  binden dhe do të kthehenjnë kokën nga pikturat e saja, ndërsa lexuesit duhet të kthehen me sytë e tyre nga proza dhe poezia e saj pë tu bindur se kjo shkrimtare, poete dhe piktore ka vlera te mirefillta ne artin e vet që e krijon, Për mua kyshkrim do të jetë vetëm një hapjeje e nje drotare e hapur që të shkojme dhe të arrijmë deri tek një personalitet letrar që ka një bagazh të forte  e të pasur ne artin e te shkruarit dhe atij ti vizytuarit siç janë proza, poezia dhe piktora ja  z. Burbuqe.

Për të mos e zgjatur në këtë rast më shumë dhe për të lënë një hapsirë më të madhe që në një të ardhshme të afërtë njerëzit profesionist të merren dh  të vleresojne veprimtarine e kesaj, prozatore, poete dhe piktore dhe nga sukseset e e arritura dhe nga vlera te përkcohet ne vendin e duhur, por kuptohet edhe duke ia afruar lexuesit veprat e kesaj artiste që ta shijojojne të mire dhe vlerën qe do e gjejnë ne krijimtarinë e z. Barbara.

Mbetem me shprese se lexuesi shume shpejte sebashku me njereyit qe jane te profesionit per percjelljin  krijimtarinëletrare do te ndalen per ta njohur mire e mire një artiste te mirefillte dhe me vlera te mëdha e kjo është znj. Barbara Burbuqe Heim.

Prozatore, Poete, Piktore : Barbara Burbuqe Heim

2

Autorja shqiptaro gjermane Barbara Burbuqe Heim jeton  në Gjermani . Është një artiste jo vetëm e prozës së lartë artistike, por edhe e artit pamor dhe e vargut madhor. Shkrimet e saj kanë për qëllim në theks të veçantë problemet sociale në shoqëri. Në romanin e saj ” Lotët e Trëndafiles”

Një vepër shumë e dashur për lexuesit ndjehen plagët e dhembjes së atyre fëmijëve që u rritën në Kosovë, prindërit e të cilëve punonin në diasporë për të mbajtur gjallë familjarët. Si u rritën ata fëmijë, sa dhembje patën, sa mall, sa u kushtuan kohë atyre miq e familjarë, për të gjitha këto e ngriti zërin shkrimtarja jonë e madhe Barbara Burbuqe Heim, duke u bërë një frymë e re në artin shqiptarë. Trëndafilja është vajzë shqiptare e lindur në Kosovë. Në kohën e paraluftës prindrit e saj mërgojnë , ndërsa Trëndafilja me motrat e vëllezër  rritet në familjen e babait në Kosovë. Duke u rritur ajo ka nevojë për zërin dhe këshillën e prindit.

 

Për përkujdesjen dhe përkëdheljen e tyre. Por botën e një fëmije pa prindër, të tjerët nuk gjejnë kuptim. Familja e babait e martojnë pa dëshirë, për një djalë që rridhte nga një familje e pasur. Me një burrë alkoolik Trendafilja edhepse bëhet nënë e një vajze të bukur, nuk ka si e shijon lumturinë. Në njëren anë mbretëronte barbaria e pushtuesit sërb, në njërën anë dhuna e bashkëshortit po e vrisnin rininë e saj me lot. Nga friga e represionit sërb bashkëshorti i saj vendosë të ikë në ekzil, me Trëndafilen dhe vajzën, dhe pas shumë peripetive ata arrin të vendosen si azilantë në Gjermani. Shumë azilantë atëbotë nga parat e azilit kanë ndarë mjete edhe për shtëpi, ndërsa bashkëshortit të Trendafiles i dërgonin nga Kosova sepse nuk i dilnin për qejfet e tij. Drama e madhe e dhunës do të vërehej nga fqinjët gjermanë…Trëndafilja vendos të ndahet…Ai i merr vajzën dhe kthehet në Kosovë. Trëndafilja do ta sheh vajzën e saj të masakruar nga pushtuesit sërb në një fotografi të një gazete shqiptare në Gjermani. Ajo përfundon në psikiatri por ngritet me vullnetin për jetë, me ndihmën morale të m3iqëve shqiptarë e gjermanë. Ajo i mundi të gjitha, por në shpirt e kishte të hapur një plagë me dhembje të fortë: Sa Trëndafile i ka kjo botë .. Diplomoi në Zvicër në Letërsinë për fëmijë. Punon si ndërmjetësuese kulture, dhe përkthyese, dhe me sukseset e saja çdo ditë e më shumë po bëhet një ambasadore e shenjtë si në rrafshin kulturor poashtu edhe në letërsi. Me pasionin e saj prej artisteje ajo angazhohet për më shumë drejtësi, apelon për humanizëm, barazi gjinore, dhe dashuri. Thumbon psikologjinë prapanike, dhe i jep krah kohës së re. E tërë veprimtaria e saj reflekton për mirësi. E veçanta e saj metaforike është se ajo i jep një tingëllim të fortë lirisë themelore.

Si autore ajo zbulon sekrete në mënyrë të detajuar, thyen tabu, dhe jep ngjyra shprese që lexuesit i mbeten si një amuletë besimi për vehte. Gjuha e saj letrare është sa metaforike, po aq shumëngjyrëshe.

Veprat e saja sjellin një emocion të veçantë . Ajo i ofron lexuesit një rrugëtim nëpër kohë.  Ne posedojmë shumë vlera kulturore. Civilizimi ynë i ka rrënjët në lashtësi, por një angazhim sa më i madh për vlerat tona parimore n`a jep gjithnjë e më shumë shkëlqim nëpër mote, sepse ne jemi një popull i lashtë dhe shumë i kemi dhënë kësaj bote shprehet Barbara Burbuqe Heim. Në shkrimet e saja theksohen me aftësi të papërshkrueshme të vërtetat e jetës , sepse jeta shpesh n`a ngarkon si lumin në stuhi shprehet autorja e cila lufton për drejtësi me letërsi.

Barbara Burbuqe Heim, një autore me imagjinatë të bujshme e artit modern, e rritur mes dy kulturave, ajo inicon t`i ofrojë lexuesit më të mirën përmes shprehjes dhe ngjyrës së bukur. Pas Trëndafiles dhe lotëve të saj, lexuesit e saj së shpejti do të befasohen me romanin e radhës, i cili poashtu trajton një temë të rëndësishme sociale, ku shprehjet e larta artistike do të jenë si gjithnjë avangarde .

Veprimtaria e saj është vlersuar shumë lart edhe nga autorë zviceran e gjerman , ndërsa ne ndihemi krenarë, sepse Barbara Burbuqe Heim është një vlerë shoqërore në letërsinë , në artin tonë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button