Gjashtë rregulla stili për t’u dukur si James Bondi

James Bond veçse njihet nga të gjithë, por shumë pak i dinë këshillat e 007’shit për t’u dukur si një zotëri i vërtetë.

Blini tesha me porosi…

“Investoni në një kostum të bërë nga dora, sesa të blini shumë të tjerë të cilët nuk ju rrinë për trupi”, thotë Lindy Hemming, e cila ishte kujdesur për veshjen e Pierce Brosman dhe Daniel Craig, transmeton Telegrafi.

 “Zgjidhni një ngjyrë të thjesht në një xhaketë të lehtë të cilën mund ta vishni tërë vitin”

Mos i investoni të gjitha paratë

“Nëse keni problem me buxhet, atëherë vendet më të mira për t’u vizituar janë Charles Tyrwhitt dhe TM Lewin”, thotë Matt Spaiser nga thesuitofjamesbond.com.

Sipas tij, aty mund t’i gjeni llojet e duhura të stilit anglez në çmime shumë të volitshme.

 Ngjyra ushtarake..

“Bondi duhet të jetë i kaltër. Ai është komandant i Navy dhe një njeri i qytetit”, thotë Hemmings. “Ngjyra karamele dhe ngjyra kafe janë shumë ‘fshatarake’. Përdoreni ngjyrën e kaltër si ngjyrë primare ku i shtohet ngjyra e hirtë”.

Kravata e spiunit…

“Këmishat e Bondit zakonisht janë të stilit klasik anglez – jakë e hapur, xhep përpara, mungesë xhepi në gjoks – në ngjyrë të bardhë ose puplin të kaltër. Kravatat duhet të jenë më të errëta apo më të mbyllura sesa këmisha.

Sigurohuni që ajo vihet mirë rreth jakës dhe mbajeni të lirë, por asnjëherë shumë të lirë.

Këpucët janë në detaje…

“Blini një palë këpucë ngjyrë zeze të lëkurës – janë gjëja të cilën çdo mashkull luksoz e meriton”, thotë Hemmings.

“Si gjithmonë, stili klasik anglez është më i duhuri. Bond gjithmonë vesh këpucë të tilla”.

Shiko dhe mëso

“Bond ka vënë orë klasike zhytësi Omega qysh nga filmi Goldeneye (1995) dhe për filmin Skyfall, zgjedhja e tij ka qenë Omega Seamaster Planet Ocean 600m Skyfall”, thotë shkrimtari për orë, Tim Barber.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button