Kosovarët shfaqin interesim për gjuhën turke, çdo ditë e më shumë

Instituti “Yunus Emre” vazhdon të organizojë kurse të gjuhës turke në qytetin e Prishtinës, Prizrenit dhe në atë të Pejës. Për kurset, të cilat do të fillojnë më 3 tetor, Kosovarët shfaqin interesim çdo ditë e më shumë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Prishtinë, Mehmet Ülker në një intervistë për Anadolu Agency u shpreh se instituti që nga themelimi i saj në vitin 2011, vazhdon aktivitetet e ndryshme si në këto 3 kryeqendra ashtu edhe në tërë rajonin e Kosovës. Ai tha se personeli i tyre përbëhet nga 15 persona, ku 10 prej tyre janë qytetarë të Kosovës.

“Instituti “Yunus Emre” është ndërmjetësues për krijimin e urave miqësore mes Turqisë dhe vendeve në të cilat ndodhemi, si dhe ndërmjetësues i shpërndarjes së kulturës dhe të civilizimit të Turqisë me botën. Në këtë aspekt, ky institut ka për qëllim dhe organizon aktivitete për të krijuar ura lidhëse në mes të qytetatëve e intelektualëve të Kosovës me ata të Turqisë”, u shpreh Ülker.

Ai theksoi se sidomos në vitet e fundit qytetarët e Kosovës shprehin interesim të madh si për njohjen e gjuhës po ashtu edhe të kulturës turke. Sipas tij, për këtë arsye, përveç kurseve, organizojnë edhe aktivitete të ndryshme nëpër shkolla dhe institucione të ndryshme.

“Zhvillimi ekonomik i kohëve të fundit, përhapja e Turqisë në botë, përdorimi i gjuhës turke në përgjithësi nga bota si dhe urat miqësore mes këtyre dy popujve janë arsyet dhe themelet kryesore të interesimit të gjuhës turke”, u shpreh Ülker.

Ai tha se përveç kurseve të gjuhës, organizojnë edhe aktivetete të shumta kulturore dhe artistike, si kurse të ndryshme muzikore, të dizajnit, të stolive, panaire, ekspozita, simpoziume, punishte, të cilat u dedikohen të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ülker bëri të ditur se programi për vitin e ardhshëm është i gatshëm, ku sipas tij, do të organizohen më se 60 aktivitete të ndryshme. Ai theksoi se këto janë vetëm ato që janë planifikuar dhe shtoi se sipas kërkesave të shumta nga institucionet vendase për bashkëpunim, numri i projekteve për një vit arrin në 150.

Ndërkaq, mësimdhënësi i gjuhës turke në Enstitutin “Yunus Emre”, Doğuş Kardaş theksoi se që nga viti 2014 kur ka filluar punën në institut, gjuhën turke ua kanë mësuar rreth 850 qytetarëve të Kosovës.

Ai më tej shtoi se numri i atyre që e kanë mësuar gjuhën turke është shumë më i madh, nëse vlerësohen edhe aktivitetet tjera të institutit. Duke vënë në dukje se numri i pjesëmarrësve të kursit rritet çdo vit, Kardaş vuri në dukje se janë mjaft të kënaqur me regjistrimet e këtij viti.

“Kur dikush vjen tek ne për ta mësuar gjuhën turke, ne së pari shikojmë nëse e ka ditur edhe më parë gjuhën dhe mbajmë një provim për ta vleresuar nivelin e njohurisë. Sipas rezultateve të këtij provimi nxënësit vendosen në grupet e niveleve të ndryshme dhe kështu fillojnë kurset. Secili nivel zgjat 72 orë dhe nxënësit të cilët i përfundojnë dhe kalojnë provimin mund të kalojnë në një nivel tjetër më të lartë, dhe ata që përfundojnë 140 orë u japim certifikata”, u shpreh Kardaş.

Ai gjithashtu foli për programet verore, ku kursistët e suksesshëm dërgohen në Turqi dhe marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike. Kardaş në fund theksoi se disa nga nxënësit vazhdojnë t’i vijojnë kurset për më shumë se 3 vite, duke vënë në dukje se ata tanimë e ndiejnë veten këtu si të ishin në shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button