Pakistan, në tërmetin 5.5 ballë janë plagosur rreth 30 persona

Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa rreth 30 të tjerë janë plagosur në tërmetin prej 5.5 ballë sipas shkallës së Rihterit, i cili sot goditi pjesën veriperëndimore të Pakistanit, përfshirë edhe kryeqytetin Islamabad, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në malet Hindukush në Afganistanin fqinj, ka goditur pjesë të krahinës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa dhe Punxhab, si dhe rajonin Azad Kashmir dhe Islamabad.

Raportet mbi viktimat dhe të plagosurit filluan të arrijnë pas orëve të mesnatës, përkundër ndërperjes së shërbimeve të telekomunikacionit në zonat e prekura.

Deri më tani është raportuar vetëm për një viktimë në rajonin e largët Jaggan, ndërsa 12 persona janë plagosur në Naran, destinacionin e njohur turistik.

Më shumë se dhjetë studentë janë plagosur kur një mur u rrëzua në kolegjin lokal në Muzafferabad, kryeqytetin e Kashmirit në pjesën e Pakistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button