Real Madrid konfirmon se Luka Modriç është lënduar

Klubi futbollistik Real Madrid sot ka konfirmuar se mesfushori i saj, lojtari i përfaqësueses kroate Luka Modriç ka pësuar një lëndim, por nuk saktësuan se sa gjatë kohë do të mungojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga kampioni i Evropës thonë se Modriçit i është diagnostifikuar një lëndim në gjurin e majtë. Tani për tani është e sigurt se Modriç nuk do të luajë të dielën në kampionatin spanjoll kundër Eibar-it.

Janë të mëdha gjasat që Modriç të mos luaj as në dy ndeshjet e Kroacisë për kualifikimet për Botërorin 2018 kundër Kosovës dhe Finlandës.

Modriç ka luajtur të gjitha 90 minutat në në ndeshjen e Ligës së kampionëve kundër ekipit Borussia në Dortmund e cila përfundoi me rezultatin 2:2.

Lëndimi i tij është edhe një goditje për trajnerin Zinedine Zidan, i cili që më herët nuk mund të llogarisë në mesfushorin tjetër të rëndësishëm Casemiro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button