Erdogan dhe Merkel bisedojnë për Sirinë: Rusia të ndalë masakrat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë diskutuar të enjten lidhje me ofensivën e fundit në Halep nga ana e regjimit të Asadit, si dhe për rolin e Rusisë në konflikt.

Ata janë pajtuar në qëndrimin se kjo ofensivë i ka përkeqësuar edhe më shumë vuajtjet e popullatës civile”, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Merkelit.

Rusia ka një përgjegjësi të veçantë për të shmangur dhunën dhe që t’i jap shans politik procesit politik në Siri”, i ka thënë Merkel Erdoganit.

Rusia tha të enjtën se do të vazhdojë fushatën e saj ajrore në Siri, edhe përkundër paralajmërimeve nga sekretarit John Kerry se Uashingtoni do të tërhiqet nga bisedimet derisa Rusia të mos ndalë bombardimet në qytetin e rrethuar.

Forcat e regjimit sirian të mbështetura nga sulmet e forcave ajrore ruse kanë përtëritur sulmet në gjysmën lindore të Halepit të kontrolluar nga forcat kryengritëse, pas ndërprerjes së marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA dhe Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-sëm Ban Ki-Moon i ka quajtur bombardimet të cilat kanë goditur dy spitalet në zonën lindore të kontrolluar nga forcat opozitare të Halepit si “krime lufte”.

“Shkeljet e përsëritura flagrante kundër të drejtës humanitare ndërkombëtare që janë raportuar janë të papranueshme. Një armëpushim është më urgjent se kurrë”, kanë rënë dakord Merkel dhe Erdogan gjatë bisedës së tyre, trasnmeton portali tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button