Bëhet i ditur identiteti i të riut shqiptar që humbi jetën në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor të ndodhur në zonën e San Martinos në Regio, Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta të ditës së djeshme, ndërsa policia italiane thotë se i riu ishte duke drejtuar një makinë tip “BMW” të vjedhur.

Viktima është një shqiptar i identifikuar si 28-vjeçari Arsen Gjini. Policia thotë se bashkë me atë ka qenë edhe një tjetër shqiptar, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes, bën të ditur SYRI.net.

Dy shqiptarët kanë qenë duke ecur me shpejtësi në momentin e aksidentit tragjik, por mësohet se nuk kanë qenë duke u ndjekur nga policia.

Policia është vënë në ndjekje të shqiptarit që është larguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button