Janeva: Kasafortat ku i ruajmë materialet i rezistojnë edhe llavës

Materialet me përgjimet i ruajmë në dy kasaforta që mund të qëndrojnë 1 orë në llavë, tha Prokurorja Speciale Katica Janeva në Këshillin e Prokurorëve Publik, transmeton Portalb.

Prokurori publik Sasho Vasilevski ka pyetur Janevën për pjesën teknike nga procedura për materialet e përgjuara, për atë se si ruhen dhe si i dëgjojnë prokurorët publik të njëjtat.

“Bisedat i ruajmë në dy kasaforta që mund të qëndrojnë një orë në lavë. Nga kasafortat çelës kam vetëm unë dhe një i punësuar i imi. Kasafortat hapen vetëm me dy çelësa, nuk mundet me një. Materialet nuk mund që tërë ditën të dëgjohen munden vetëm tre orë. Ka shumë sms-porosi në të cilat shkruan vetëm emri ose ndonjë informacion, që mund të lidhet ose të hulumtohet”, sqaroi Janeva, transmeton Portalb.

Për audiomaterialet që së fundmi po qarkullojnë në opinion, Janeva tha se nuk e di nëse ato incizime janë pjesë të bisedave të përgjuara dhe se ka procedura të rrepta dhe evidencë për materialet e përgjuara.

Janeva sot para Këshillit të Prokurorëve po e prezanton Raportin e dytë gjashtëmujor për punën e PSP. Në seancë nuk është i pranishëm kryeprokurori Marko Zvërlevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button