Ja çfarë u tha Zaev gazetarëve për përgjimet e reja

Lideri i LSDM-së , Zoran Zaevi sot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve me çrast ai foli për zgjedhjet e 11 dhjetororit, si dhe për Gjykatën Kushtetuese e PSP-në.

“Disa herë, qartas i kam shprehur qëllimet e mia. E shfrytëzoj rastin edhe këtu në rajonin e Tikveshit, të përsërit ato qëllimet. Unë jam i bindur se më 11 dhjetor do të ketë zgjedhje të ndershme, rregullare dhe demokratike. Do të bëj krejt që mundem si një nga faktorët e rëndësishme në Maqedoni, unë, partia ime, dhe e gjithë opozita, zgjedhjet të jenë e lira ku qytetarët do ta shprehin vullnetin e lire në një mënyrë të ndershme, rregullare dhe demokratike dhe ata do ta projektojnë të ardhmen e Maqedonisë.
Ndryshimet janë të shëndetshme, mirë se të ardhura dhe duhet ndodhur, por, deri atë moment, edhe pas atj moment, ne së bashku e ndërtojmë vendin tone, dhe duhet të zgjidhim problemet e këtilla.
Me këtë rast, edhe një here dërgoj mesazh, askush të mos guxohet, nën presion politik, as Gjykata Kushtetuese, ta anulojë PSP-në.
Kjo është pika e shpresës për të kthyer të drejtën në Maqedoni. Ne nuk mundemi të pohojmë se a dikush ka faj ose jo. Ky institucion është pjesë e sistemit të organeve të drejtësisë dhe kryen procedime që përfundojnë me aktkuzaose me refuzim të akt padive dhe të indikacionëve.
Ky institucion duhet vazhduar punën për shkak se në këtë mënyrë do të kthehet e drejta në Maqedoni. Duke ditur se sot jemi 27 shtator, deri më 12 tetor do të punojë Kuvendi, nuk u caktua mbledhje të Gjykatës Kushtetuese ku do të vështrohet iniciativa e këtill. Për mua kjo paraqet një mesazh I dërguar nga ana e Gjykatës Kushtetuese se, derisa të mbahen zgjedhjet, ata nuk kanë qëllim për të shqyrtuar iniciativën për kushtetueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, dhe kjo është zgjidhja e mire për shkak se, në qoftë se në ligjin ka diçka që nuk është në pajtim me Kushtetutin, ose diçka që duhet shqyrtuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese, është ndershme që kjo të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve, sepse ataku ndaj PSP-së është frikësim për të gjithë ne në Maqedoni, qytetarët do të reagojnë dhe këtë askush nuk do të mundet ta vëjë nën kontroll”, tha Zaev.

Ai mes tjerash foli edhe për atë se a kishte njohuri prej ku dolën audio inçizimet e disa funksionarëve të politikës, përmes rrjeteve sociale.

“Disa here e diskutuam atë dhe qytetarët e kanë të qartë. LSDM-ja derisa I posedonte këto biseda, nuk doli në publik asnjë bisedë private, ose diçka jashtë prej kësaj që e vërteton kriminalitetin, korrupsionin dhe të punuarit joligjor dhe joetik, në dëm të qytetarëve dhe të shtetit.
Ne I dorëzuam bisedat më 30 dhjetor 2015.
Për këto biseda duhet të pyesni Sasho Mijallkovin, Nikolla Gruevskin, Goran Gruevskin prej ku dolën, sepse unë supozoj se ata kanë dy ose tri here më shumë biseda nga bisedat që ne I kishim dhe ia dorëzuam PSP-së.
Edhe një here, të mos ketë dyshime, ne dorëzuam 540.000 audio biseda, më shumë se 520.000 transkripte me tekst të ëord dokumenteve, fajlet PDF, tabela në Eksel e të tjera.
Kështu arrijmë numrin prej 1 milion bisedash. 540.000 janë audio biseda. Sipas informacioneve të mia, në MPB, në prone të Sasho Mijallkovit dhe në majin e pushtetit ka më shumë se 1.500.000 biseda, dhe ata kanë obligim të shpjegojnë kanalet, ku dhe pse I lëshojnë ato biseda. Të mos harrojmë se PSP-ja në kreu me Marko Zvrlevski, pohoi se përgjimi është bërë në MPB, me pajisjen e MPB-së.
Vërtetimi në këtë procedure është se Zvonko Kostovski dhe njerëz të tjerë, kanë marrë një pjesë nga materialet për të shpëtuar Maqedoni ose kanë vënë pjesë nga këtë materijale për përgjime.
Këtë do të vërtetojë sistemi gjyqësor dhe bëj thirrje PSP-së dhe jurisprudencës së Republikës së Maqedonisë, që, përpara zgjedhjeve të shpjegojë se kush I ka bërë përgjimet në shtetin.
Kjo është më pak që ua kemi borxh qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Të gjithë e kanë të qartë, por në mënyrë formale-juridike, edhe Gjykata e ka obligimin të pohojë me aktgjykime se kush I ka bërë përgjimet në Maqedoni. Vetëm kështu do të anashkalohen këto spekulime.
Kështu që, duhet parashtruar pyetje Sasho Mijallkovskit, Nikolla Gruevskit, Goran Gruevskit dhe Drejtorisë së Pestë në Republikën e Maqedonisë prej ku dolën këto materiale”, u përgjigj Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button