Nesër nxënësit ju kthehen bankave shkollore
Rreth 280.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nesër kthehen në bankat shkollore pas pushimit trejavor dimëror.
Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me testim ekstern të nxënësve të shkollave të mesme në vitin përfundimtar (viti i tretë ose i katërt), të cilët testet për dy lëndët do t’i japin më 22 dhe 24 janar. Testimi do të jetë sipas qasjes së re, i cili do t’ua lehtësojë provimin nxënësve sepse është krijuar sistem në të cilin janë futur pyetjet për të gjitha lëndët mësimore.
Për nxënësit e tjerë – nga klasa e tretë në fillore deri në vitin e tretë në të mesme – testimi ekstern do të jetë në fund të vitit shkollor.