Rënia e çmimit të naftës “godet” rrogat e ministrave në Arabinë Saudite

Rënia e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar ka çuar që Arabia Saudite të marrë masa shtrënguese ekonomike, ku mes tyre është edhe ulja e rrogave të ministrave me afro 20 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Arabia Saudite e cila vitin e kaluar rriti deri në masën 80 për qind çmimin e lëndës djegëse në vend, vazhdon me politikat e saj shtrënguese ekonomike.

Drejtuesit e këtij vendi mendojnë të ulin shpenzimet duke ulur rrogat e administratës, me synimin për të krijuar kështu një lehtësim në barrën fiskale.

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, Mbretëria ka bërë ndryshime në disa rroga të drejtuesve të vendit.

Në këtë mënyrë është bërë ulje e rrogave dhe subvencioneve për zyrtarët e lartë të vendit, si ministrat, anëtarët e Parlamentit të Konsulencës dhe zyrtarë të tjerë të posteve të larta.

Sipas këtyre rregullimeve rrogat e ministrave janë ulur me 20 për qind dhe ulje në 15 për qind të subvencioneve të dhëna për anëtarët e Këshillit të Konsulencës si në rastin e makinave, shtëpive, mobiljeve, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button