Evropa të krijojë ushtri? Ja reagimi i Britanisë për këtë

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon deklaroi se Britania e Madhe kundërshton planin e Bashkimit Evropian (BE) për formimin e ushtrisë së BE-së apo çfarëdo selie tjetër ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të refuzojmë çfarëdo ideje për formimin e ushtrisë së BE-së. NATO doemos duhet të mbetet themeli i mbrojtjes sonë”, tha Fallon.

I pyetur nëse Britania e Madhe në këtë rast ka vendosur veto, Fallon theksoi se “nuk ekziston shumica për formimin e ushtrisë së BE-së”.

Pasi Britania e Madhe vendosi të braktisë Unionin, zyrtarët e Francës dhe Gjermanisë disa herë theksuan mundësinë e “përforcimit të bashkëpunimit mbrojtës evropian”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button