Në Çanakkale të Turqisë kapen 40 shtetas të huaj

Në qarkun Ayvacik të qytetit Çanakkale janë kapur 40 shtetas të huaj, të cilët ishin në përgatitje për të kaluar në ishullin Lesbos të Greqisë në mënyrë ilegale, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, ekipet e sigurisë bregdetare identifikuan një grup me një gomone në det.

Pas kësaj ekipet e komandës “TSCG-96” organizuan një operacion në rajon dhe kapën 40 shtetas të huaj në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë, nga Siria, Republika Demokratike e Kongos, Kameruni, Republika Domenikane, Haiti, Bangladeshi, Pakistani dhe Gambia.

Shtetasit e huaj të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë në ishullin grek Lesbos, pas marrjes së deklaratave të tyre u dërguan në qendrën për kthimin e të huajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button