Vështirë me euro-obligacionet: Vetëm për kthim të kamatave gjysmë miljard euro

Që nga viti 2005, kur është lëshuar euro-obligacioni i parë, vendi në bazë të këtij borxhi, në bazë të huamarrjes dhe kamatës do të paguajë 2.082 miliardë euro. Sipas llogaritjeve të bëra nga “Faktor”, transmeton Portalb, borxhi i huaj me anë të euro-obligacioneve është gati sa 23% e PBB-së. Disa ekonomistë parashikojnë se në vitet e ardhshme për pagesën e borxheve do të dëmtohen edhe deri në 2 miliardë euro.

Sa qeveria e futi në borxh Maqedoninë përmes euro-obligacioneve?

Në vitin 2005: Vlera 150 milionë euro, me kamatë prej 4,625%, afati për shlyerje prej 10 vjetësh, për kamatë të paguara 69 milionë euro.

Në vitin 2009: Vlera 175 milionë euro, me kamatë prej 9.875%, afati për shlyerje prej 5 vjetësh, kamata e paguar 86 milionë euro.

Në vitin 2014: Vlera 500 milionë euro, kamatë prej 3.975%, afati për shlyerje prej 7 vitesh, kamata do të paguhet 139 milionë euro.

Në vitin 2015: Vlera 270 milionë euro, kamatë prej 4.875%, afati për shlyerje prej 5 vjetësh, kamata do të paguhet 66 milionë euro.

Në vitin 2016: Vlera 450 milionë eurokamatë prej 5,625%, afati për shlyerje prej 7 vitesh, kamata do të paguhet 177 milionë euro.

Në vitin 2017: Euro-obligacion i ri

Nga viti 2005 deri në euro-obligacionin e fundit të lëshuar, Maqedonia për këtë lloj të borxhit  pagoi ose akoma duhet të paguajnë një total prej 2 miliardë euro, që dmth rreth 23% të prodhimit të brendshëm bruto.

Në disa raste, për kritikat publike mbi borxhin në rritje, Ministria e Financave vlerëson se modeli nuk është praktikë e panjohur për ekonomitë dhe se ajo është një mjet legjitim për të siguruar para për mbështetje buxhetore. Sipas vlerësimeve të Ministrisë, në bazë të shumës së borxhit publik, vendi është ende në grupin e ekonomive me borxh të matur.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button