Ushqimet që ju ndihmojnë të formoni muskuj

Me konsumimin e disa ushqimeve ju mund të formoni muskujt

Për të formuar muskujt varet nga ajo që konsumoni, si dhe mënyrat e ushtrimit. Nëse keni futur këto ushqime në menynë tuaj, aq më shpejt do të formoni muskujt.

Vezët- Ato janë të pasura me proteina, vitamina dhe përveç kësaj përmbajnë zink, hekur dhe kalcium, duke i bërë ato një nga ushqimet më të domosdoshme, kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve.

Spinaqi- Rezultatet e një studimi të kryer në vitin 2008, treguan se spinaqi mund të rregullojë zhvillimin e muskujve, por duhet të konsumoni pothuajse një kilogram spinaq në ditë në mënyrë që ai të ketë efekt të tillë.

Salmoni- Është i pasur me proteina dhe acide yndyrore omega-3, të cilat luajnë rol pozitiv për ndërtimin e muskujve. Përveç kësaj, një studim tregoi se mund të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit, kështu që rezultatet e ushtrimeve më shpejt janë të dukshme.

Brokoli- Përzierja e brokolit me perime të tjera që përmbajnë fibra si p.sh (spinaqi, patatet, misëri, specat e gjelbër, qepët, etj) ju ndihmojnë të formoni muskuj.

Qumështi me çokollatë- Qumështi me çokollatë do t’ju ndihmojë të ndërtoni muskujt. Në një studim të kohëve të fundit është zbuluar se qumështi me çokollatë në mënyrë të barabartë dhe efektive përmirëson performancën e ushtrimit sikurse pijet sportive dhe përveç kësaj, ndihmon në çlodhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button