Morata: Mund të na kushtojë barazimi me Las Palmas

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata ka thënë se barazimi me Las Palmas mund të kushtojë më vonë për titull të La Ligas.

Real Madridi barazoi dje kunsër Las Palmas me rezultat prej 2 me 2, që ngushton diferencën e pikëve me Barcelonën vetëm në një pikë, transmeton Koha.net.

“Duhen pikë për ta fituar ligën, dhe ne lejuam të na ikin. Duhej të fitonim, por nuk ia dolëm. Tani duhet vetëm të vazhdojmë të punojmë, atë do ta analizojmë më vonë. Ne duhet të japim gjithçka për ta fituar La Ligën, ende nuk kemi humbur, prandaj nuk duhet të dramatizojmë, fundi është ai që ka rëndësi”, ka thënë Morata, raporton Goal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button