Përfitimet prej sapunit nga qumështi i dhisë

Të gjithë sapunët të punuar me dorë kanë përparësi mbi sapunët komercialë. Por sapunët me qumësht dhie të ofrojnë edhe më shumë.
Për ata që kanë lëkurë të ndjeshme ose ekzemë, sapuni nga qumështi i dhisë është zgjidhja perfekte dhe mund ta përdorin pa asnjë problem.

Sapuni me qumësht dhie nuk përmban aditivë artificiale. Kjo zvogëlon mundësinë e acarimit të lëkurës dhe të reaksioneve alergjike.
Qumështi i dhisë përmban edhe acid caprylic, duke e bërë një produkt alkalin me pH të ulët, në afërsi të pH te lëkurës njerëzore. Kjo lejon shpërndarjen më të mirë të lagështisë dhe ushqyesve dhe parandalon thatësinë dhe reagime të tjera negative. Qumështi i dhisë përmban përbërës shumë të shëndetshëm për të ushqyer lëkurën. Këtu përfshijmë vitaminat A, C, E dhe vitamina B.

Efekti shërues i qumështit të dhisë është i njohur sepse përmbanë vitamina E, A, B6 dhe B12. Qumështi i dhisë poashtu shërben si zbutës i cili natyralisht i jep lëkurës lagështi dhe e qetëson. Kombinimi i vajrave ushqimore si lëndë bazë dhe bazave gliceride përmban sasi të mjaftueshme të vitaminave A, D, E dhe K si dhe minerale kalsium, fosfor, natrium, kalium dhe hekur, omega-3 dhe omega-6, thartinë yndyrore dhe antioksidant të yndyrshëm, duke ju falënderuar atyre, ushqen lëkurën, parandalon procesin e plakjes, shpejton regjenerimin dhe e bënë vitale dhe elastike, transmeton Femina.al

Preferohet për persona me lëkurë të thatë, pore të zgjeruara dhe personave me ekzemë dhe psorijazë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button