SFRM: Zyrë ose natyrë,­ dilemë që mund ta nxisë prodhimtarinë tradicionale lokale të ushqimit

Të rinjtë t’i kthehen natyrës, ndoshta atje, në rrethinën e pastërt, më pak të ndotur, do ta gjejnë perspektivën e tyre. Seriozisht të mendohet për potencialet agro dhe eko që i ofron Maqedonia si opsion për ardhmërinë e tyre, në vend që të jenë pjesë e shprehisë së pritjes punë nga institucionet dhe të holla nga prindërit, porosisin aktivistët e Slow Food të Rinj nga Maqedonia (SFRM) të cilët po marrin pjesë në panairin e sivjetmë për ushqim tradicional “Tera Madre Salone del Gusto” në Torino, Itali, transmeton MIA.

Sipas tyre, SFRM angazhohet për promovimin dhe aktualizimin e përfitimeve nga prodhimtaria e ushqimit tradicional, por edhe për hapje të të gjithë çështjeve të rëndësishme posaçërisht që i tangojnë prodhuesit e rinj, me qëllim të zgjidhjes së tyre.

“Tek ne është ardhmëria dhe kjo është përgjegjësi e madhe. Duhet t’i heqim paragjykimet se nëse je prodhues, fermer, bujk, bletar, nuk je i arsimuar, jeton në mënyrë monotone dhe ngec në gjithçka. Duhet të jemi më të edukuat, informuar, dhe në vend se të nënçmojmë, të dimë se secili që merret me këtë profesion kontribuon shumë, për njerëzit, kafshët, mjedisin, kujdeset për biodiversitetin, i ruan traditën dhe trashëgiminë kulturore”, thotë Biljana Mitrevska nga SFRM.

Çmimi i ulët blerës, konkurrenca jolojale, plasmani jo i rregullt, barrierat administrative dhe marketingu agresiv i korporatave, marketet e mëdha dhe industria, janë sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen prodhuesit e rinj lokal të ushqimit tradicional.

Në “Tera Madre” në Torino, përmes një sërë punëtorive dhe konferencave, rrjeti i Sllou Fud të Rinjë nga e gjithë bota edhe një herë e dërgoi mesazhin se pikërisht prodhuesit lokal, të vegjël janë ruajtës të Tokës, të pasurisë së saj natyrore, të biodiversitetit dhe resurseve. Midis temave kryesore të diskutimeve është edhe lidhja e mjediseve urbane dhe rurale ­ nëse, sa dhe pse kjo është e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button