“Për sigurimin e paqes në Siri përgjegjësia bie mbi Rusinë”

Ministrat e Jashtëm të SHBA-ve, Francës, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian në një deklaratë të përbashkët për media deklaruan se përgjegjësia për sigurimin e paqes në Siri bie mbi Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e përbashkët është theksuar se përgjegjësia e përsëritjes së bisedimeve diplomatike në Siri bie mbi Rusinë pas sulmeve ajore të kryera këtë javë në Siri.

Ndër të tjera në deklaratë janë përmendur raportet lidhur me sulmin ndaj autokolonës së ndihmave humanitare në Siri si dhe përdorimi i armëve kime nga regjimi i Asadit.

Pasi theksohet se Rusia ka injoruar sulmet e Asadit në deklaratë thuhet se ky qëndrim i Rusisë është në kundërshtim me pohimet se ajo mbështet bisedimet diplomatike në Siri.

“Pesë vende dhe Përfaqësesja e Lartë e BE-së për këtë shkak theksojnë se duhet të rifitohet siguria pasi që Rusia të bëjë hapa të jashtëzakonshëm duke ndalur bombardimet e regjimit i cili bombardon popullin e tij pa dallim objektivi dhe pengon përfundimin e konfliktit në Siri”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

“Rusia duhet të përqendrohet në operacionet kundër DAESH-it dhe të merren masat e nevojshme emergjente për mbërritjen e ndihmave humanitare në rajonet e përcaktuara në Siri nga Kombet e Bashkuara”, qëndron më tej në deklaratën e përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button