KS i OKB-së mbledhje urgjente për shkak të sulmeve në Halep

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) vendosi të mbajë mbledhje urgjente në lidhje me sulmet ndaj civilëve në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Kombet e Bashkuara u njoftua se mledhja do të mbahet sot me fillim në ora 11:00 sipas kohës lokale (17:00) dhe se do të jetë e hapur për mediat.

Kërkesa për mbledhje urgjente erdh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe dhe Franca.

Në kuadër të bisedimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Këshilli i Sigurimit është mbledhur më 21 shtator, të mërkurën, me ç’rast ministrat e Punëve të Jashtme të SHBA-ve dhe Rusisë kanë akuzuar njëri-tjetrin mirëpo nuk është shënuar ndonjë përparim konkret.

Poashtu brenda kësaj jave në New York dy herë janë takuar anëtarët e Grupit Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë, por nuk është vendosur për vazhdimin e marrëveshjes dhe për parandalimin e konfliktit.

Duke filluar nga 19 shtatori e këtej si pasojë e sulmeve ajrore mbi popullatën civle të kryera nga regjimi i Asadit dhe ushtria ruse jetën e kanë humbur 323 civilë kurse 1.334 janë të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button