Rabotniçki pacient i rregullt i Shkëndijës
Futbollistët bëjnë me sukses detyrën në kampionat, duke marrë tre pikë të reja në luftën për kreun e tabelës. Ashtu si të mërkurën në ndeshjen e Kupës, Shkëndija edhe tani mund si mysafire Rabotniçkin, kësaj rradhe me rezultat 1:3.
Ndeshja filloi me matje të forcave, ndërsa kansojet e para i kishte Rabotniçki. Pas 20-të minutave të para Shkëndija filloi të sulmojë më seriozisht kur fillimisht goditja e Pollozhanit u ndal në traversë, ndërsa pak më vonë Shishkovski ndali goditjen e fortë të Ibraimit.
Në minutën e 31 Zahov bën mrekullinë kur ndal goditjen e Elmas-it kur ky i fundit kishte mundësi të 100% për gol. Ndryshimi ndodhi në minutën e 33-të kur vendasit ekzekutuan goditje dënimi me Emir Sahitin që harkon në zonë, ndërsa goditja e Sadikit me kokë prek shtyllën dhe sipas arbitrave kalon vijën fatale, për epërsi 1:0 të Rabotniçkit. Deri në fund të pjesës së parë regjistrojmë tentimin e Hasanit nga gjuajtja e lirë, mirëpo Shishkovski pret sigurtë në portë.
Shkëndija në pjesën e dytë u fut në kërkim të barazimit dhe kansojen e parë e solli Juffo, goditja e të cilit shkoi mbi portë. Në minutën e 56-të Juffo nis aksion, Radeski vazhdon për Ibraimin, i cili me një të djathtë të fortë barazon në 1:1. Pak më vonë në mundësi u gjet Radeski, mirëpo shpëton në portë Shishkovski.
‘Kuqezinjtë’ që luanin me fanella të bardha vazhduan të sulmojnë dhe në minutën e 72-të braziliani Juffo lëshon një të majtë precize që ndalet në këndin e poshtëm të portës vendase për përmbysje të rezultatit dhe epërsi 1:2 të Shkëndijës. Vendasit u gjetën në nok-daun dhe kërkonin të barazojnë, mirëpo goli erdhi serish në portën vendase kur në minutën e 84-t pas një aksioni të mirë Ibraimi realizon golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të tretin për Shkëndijën. Kështu ‘kuqezinjtë’ marrin fitoren e rradhës dhe vazhdojnë luftën për kreun e tabelës.