Johnson: Londra do të aplikojë nenin 50 në fillim të 2017-ës për Brexit-in

Qeveria britanike synon aktivizimin e nenit 50, që do të nisë formalisht ndarjen nga Bashkimi Evropian, në fillim të 2017, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson.

“Ne do të bisedojmë me miqtë dhe partnerët evropiane me objektivin për të dërguar letrën e nenit 50 në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi Boris Johnson për kanalin televiziv “Sky News” në Nju Jork, transmeton Koha.net

Kryeministrja britanike, Theresa May, kishte deklaruar deri tani se vendi i saj nuk do të aplikonte këtë nen para fundit të këtij viti.

Aktivizimi i këtij neni është një parakusht për fillimin e bisedimeve mes Londrës dhe BE-së mbi kushtet e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe marrëdhënieve të ardhshme me 27 vendet e bllokut, që pritet të zgjasin dy vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button