Të rinjtë e Besës me dylbi për ta gjetur Universitetin “Nëna Terezë” (VIDEO)

Të rinjtë e Lëvizjes Besa për së afërmi kanë tentuar që ta shohin fillimin akademik të Universitetit “Nëna Terezë”, që ishte paralajmëruar nga Ministria e Arsimit. Por, të njëtit janë ndarë të zhgënjyer.

“Këtu nuk paska as universitet, as studentë, as profesorë, por vetëm baltë dhe gurë. Që të mos na mashtrojë shikim ynë, morëm me vete edhe dylbi që e rrisin rezolucionin e shikimit, por përsëri këtu nuk pamë as universitet, as institut. Për fat të keq, këtu nuk gjetëm as studentë, as profesorë, as bibliotekë, bile as bufe që ta pimë një kafe”, tha kryetari i forumit rinor të Lëvizjes Besa, Daim Luçi.

Të rinjtë e Besës rikujtojnë se shqiptarët përfundimisht duan të kenë arsim cilësor, jo premtime e gënjeshtra, siç thonë ata,  që zgjasin tashmë katër vjet, jo fjalë e fotografi, por objekte dinjitoze arsimore, studentë të shkëlqyeshëm dhe profesorë që nuk hyjnë në universitet me libreza partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button