Sugareski e porositë Gruevskin të mos ikë nga debati për vërshimet

LSDM ka ftuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin dhe të tjerët përgjegjës të mos ikin dhe të paraqiten në debatin e Kuvendit për mbikëqyrje që të sqarojnë çfarë kanë bërë që të vijë deri të humbja e 20 personave nga vërshimet në gushtin e këtij vitit, transmeton Portalb.

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së të premten e kaluar tërë ditën kanë bllokuar debatin që i akuzuari Gruevski dhe kuadrot e tij t’i ikin ballafaqimit me publikun për vërshimet që ë goditën Shkupin. Kuadrot e VMRO-DPMNE nëpër institucione janë përgjegjës për pasojat katastrofale nga vërshimet. Foshnje pësuan! Ka dëme të mëdha materiale, pa kushte për jetë. As parapagimi prej 500 euro ende se kanë marrë. Institucionet dështuan. Nuk reaguan në mënyrë profesionale”, tha Goran Sugarevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button