Transporti i nxënësve në Tetovë: Ja reagimi i PDSH-së

Partia Demokratike Shqiptare përkrah revoltën e shprehur nëpërmjet protestës të nxënësve të shkollave të mesme të Tetovës.

“Mospagesa e harxhimeve të rrugës për nxënësit nga ana e komunës është e fundit në vazhdën e veprimeve dhe vendimeve të dëmshme dhe shkatërrimtare nga ana e pushtetit lokal dhe atij qendrorë në sferën e arsimit. Gjendja katastrofale e objekteve shkollore si pasojë e diskriminimit gjatë ndarjes së buxhetit e ka rënduar tejmase mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimorë ku si pasojë shumica e shkollave nuk i plotësojnë kushtet elementare për zhvillim normal të mësimit kurse punësimi i kuadrove të pakualifikuar partiak e përmbyll këtë kapitull të turpit dhe dëmit kolosal që po ja bën BDI arsimit në gjuhën shqipe”, thuhet në reagimin e partisë.

PDSH kërkon që urgjentisht të bëhet pagesa e harxhimeve të rrugës nga ana e komunës pasiqë kjo është e drejtë e garantuar me ligj që nga viti 2007, miratuar nga ana e PDSH-së, masë e cila sadopak e lehtëson gjendjen e rrënduar të buxheteve familjare.

Nxënësit e Tetovës kanë protestuar sot për sigurimin e transportit nga ana e Komunës së Tetovës. Komuna vazhdon të heshtë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button