Ja sa gjatë mund të ruhen ushqimet në shtëpi

Disa ushqime ruhen më gjatë se disa të tjera. Prej tyre disa patjetër duhet të ruhen në frigorifer, ndërsa të tjerat jo. Sipas Shendeti.com.al ja sa mund të ruhet në shtëpi secili ushqim në veçanti:

Prodhimet shtazore

  • Mishi i freskët, mishi i pulës, peshku, karkalecat: në freskues 2-3 ditë, në ngrirje deri 6 muaj.
  • Mishi i grirë: në freskues 2 ditë, në ngrirje 4 muaj.
  • Vezët: 5 javë

Bulmeti

  • Gjalpi: në freskues 3 muaj
  • Qumështi: I pasterizuar, në freskues 3-5 ditë
  • Kosi: 1-2 javë

Fruta – Perime

  • Kungulli i dimrit: 3 muaj
  • Mollët: në frigorifer 3 javë
  • Patatet: në ambient 3 javë
  • Spinaqi, domatet: në frigorifer 3 ditë
  • Qepë, hudhra: 2 javë
  • Kërpudha: në freskues 1 javë
  • Fruta të thara: 6 muaj

Të tjera

  • Fasulet, makaronat, tërshëra, orizi, mielli i bardhë: 1 vit
  • Mielli me hime: 3 muaj
  • Vaji i ullirit ekstra i virgjër: në errësirë, pa ajër, 18muaj
  • Uthulla: 2 vjet
  • Fruta të thata: me lëvozhgë 6 – 24muaj, pa lëvozhge 6 – 12muaj
  • Erëzat e thata: të bluara 2vjet, të plota 4 vjet
  • Kafja: 1 vit

5 ushqime “surprizë” që duhet të ruhen patjetër në frigorifer

Përveç ushqimeve që të gjithë e dimë se mund të ruhen vetëm në frigorifer, siç janë mishi, peshku, bulmeti dhe disa perime delikate, janë edhe disa ushqime të tjera që duhet t’i vendosim në ftohje për të ruajtur cilësinë e tyre. Ato janë si më poshtë:

  1. Gjalpi i kikirikut i bërë vetë: është ndër ushqimet më të predispozuara për tu mykur. Myku i tij është tepër i rrezikshëm
  2. Mielli integral: kjo sepse mielli integral përmban edhe embrionin e drithit i cili ka gjithë vitaminën E. Kjo vitaminë është tepër e oksidueshme nga ajri, temperatura dhe drita.
  3. Frutat e thata: vajrat esencial që përmbajnë janë lehtësisht të oksidueshëm nga temperatura, ajri dhe drita, prandaj është ide e mire t’i ruani në frigorifer.
  4. Vajrat e presuar në të ftohtë: vaji i linit, i farave të kungullit, lulediellit që janë presuar në të ftohtë, e humbasin cilësinë e tyre nëse lihen të hapur dhe jashtë frigoriferit.
  5. Gjalpi: është mirë të ruhet në thellësi të frigoriferit dhe jo te dera ku temperatura nuk është shumë e qëndrueshme për arsye të hapje – mbylljeve të shpeshta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button