Lëvizja Besa: VMRO-BDI vazhdon diskriminim e familjeve shqiptare

Lëvizja Besa ka dalur me reagim ndaj projekteve të fundit të Qeverisë

“Ashtu siç kemi paralajmëruar qysh moti se kjo qeveri është pushteti më antishqiptar në Maqedoni, kjo po dëshmohet edhe këtyre ditëve – ka filluar kthimi i qytetarëve në fshat, i cili duhet të fillojë në janarin e vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë, Qeveria e RM-së, ku bën pjesë edhe BDI-ja, ka planifikuar të bëjë ndarjen e tokës shtetërore falas për çiftet deri 45 vjeç, të cilët do të kthehen në fshat, por edhe një shumë prej 6.000 eurove në fillim e pastaj secilin muaj rroge mujore nga 13.000 denarë. Përveç kësaj, Qeveria do të bëjë edhe rindërtimin ose rinovimin e shtëpive të tjera, por këtë do ta bëjë ekskluzivisht vetëm në vendbanimet me më pak se 500 banorë, me çka përjashtohen vendbanimet shqiptare”, thuhet në reagimin e partisë.

Lëvizja BESA e dënon ashpër këtë diskriminim të llojit të vet dhe gjykon se kjo mënyrë e mbështetjes së familjeve maqedonase është mënyrë tjetër për përzënien dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

“Gjithë kjo është një hallkë në vargun e gjatë të planeve serbe e jugosllave për shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve nga vatrat e tyre. Duke e ndjerë këtë fatkeqësi që na ka ngjarë me këtë pushtet, kjo edhe më shumë e shton vullnetin që të bëjmë çmos që t’i shpëtojmë shqiptarët e Maqedonisë nga kjo e keqe që i ka pllakosur. Dhe, mundësia më e mirë që të bëhet kjo janë zgjedhjet e 11 dhjetorit”, përfundon reagimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button