Në BE do të hiqen tarifat “roaming”

Bashkimi Evropian do t’i japë fund përdorimit dhe afateve kohore për pagesat (roaming) që operatorët celularë zbatojnë ndaj abonentëve të tyre, raporton Anadolu Agency (AA)..

Komisioni i BE-së ka njoftuar se do të vendosin rregulla të reja në lidhje me pagesat (tarifat) naviguese të telefonave celularë duke i hequr njëherësh në të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së që nga 15 qershori 2017.

Me këtë rregullore operatorët do ti japin fund pagesave roaming duke mos vendosur ndonjë kufi kohor apo të përdorimit për përdoruesit të celularëve të cilët udhëtojnë në vendet e BE-së. Kështu një përdorues që është abonent nga cilido shtet brenda BE-së gjatë udhëtimeve të tij në vendet e tjera të BE-së do të mund të përdorë celularin e tij me paketat e mesazheve, të dhënave dhe të bisedave të tarifuara nga operatori i tij pa asnjë kufizim kohorë.

Ndërsa operatorët celularë do të kontrollojnë që përdoruesit e tyre abonentë nuk do të abuzojnë me këtë sistem. Operatorët do të monitorojnë sasitë që abonentët shpenzojnë në vend me ato që shpenzojnë gjatë udhëtimit. Të gjithë ata që kanë karta sim të hapura gjatë udhëtimit pasi janë mbajtur për një kohë të gjatë të mbyllura, dhe të gjithë ata që kanë shumë karta sim në përdorim gjatë udhëtimit do të monitorohen nga operatorët.

Në rast se përcaktohet ndonjë abuzim operatorët do të paralajmërojnë përdoruesin dhe do të kërkojnë nga ai 4 euro për 1 minutë bisedë, 1 euro për një mesazh si dhe 0.85 euro për megabayt në përdorimin e internetit.

Draftligji i Komisionit të BE-së do të diskutohet në Komitetin e Kërkimeve dhe Energjisë të Parlamentit Evropian (PE). Më pas drafti do të vlerësohet nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike (BEREC). Ndërsa pritet që versioni final i projektligjit të dalë në muajin dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button