Gjuriq: Serbia pa Kosovën s’ka kuptim

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot në Graçanicë se e ardhmja e Serbisë është e lidhur ngushtë me fatin e Kosovës, dhe se përpjekja do të vazhdojë së bashku me banorët serbë të kësaj ane për mbijetesën e tyre në këto kohë të vështira.

Ai po ashtu shtoi se para tyre qëndrojnë disa muaj të vështirë në përpjekje për ta ruajtur stabilitetin dhe marrëdhëniet me Prishtinën.

“Komuna e Graçanicës për shumë se një dekadë është kthyer në oazë të serbëve të mbetur në Kosovë e Metohi, dhe për këtë, ata që qëndrojnë në këtë komunë paraqesin një prej shtyllave të qëndrimit në Kosovë e Metohi. Festa e sotme është rast i mirë për të dërguar porosinë se Serbia pa Kosovën e Metohinë nuk ka kuptim”, ka theksuar Gjuriq, raportojnë mediat serbe.

Gjuriq, së bashku me bashkëpunëtorët e tij zyrtarë të Novi Sadit, mori pjesë në një meshë me rastin e festës ortodokse për lindjen e Nënës së Shenjtë dhe kremtimin e ditës së Komunës së Graçanicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button