Ja si duhet t’i ushqeni foshnjat për të shmangur alergjitë ndaj ushqimeve

Alergjitë ndaj ushqimeve janë dyfishuar këto vitet e fundit. Nëse fëmijët hanë disa ushqime të veçanta në fazat e hershme – ushqime që shumë prej njerëzve përfundojnë të jenë alergjikë, si veza apo frutat e thata– ata janë më pak të rrezikuar të preken nga alergjitë ndaj ushqimeve me rritjen e moshës, thonë ekspertët, transmeton shendeti.com.al.

Kjo në fakt bie në kundërshtim me atë që është rekomanduar më parë. Jo shumë kohë më parë, në vitin 200, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandoi që ushqimet alergjike duhet të mbahen larg nga foshnjat derisa të mbushin të paktën 1 vjeç ose dhe më shumë. Ky paralajmërim ishte sidomos për ata fëmijë që kishin një histori familjare me alergjitë. Ndërsa rezultatet më të fundit tregojnë se alergjia ndaj ushqimeve është pothuajse dyfishuar gjatë dekadës së fundit, dhe mendohet se paralajmërimi mund të ketë qenë i gabuar.

Të dhënat e reja tregojnë se ushqyerja e fëmijës me këto ushqime që në moshë të vogël ndihmon për parandalimin e alergjive ndaj ushqimit.

Autorët e studimit, të publikuar tek Revista e Shoqërisë Amerikane e Mjekësisë (JAMA), rishikuan të gjitha të dhënat e lidhura me këtë temë dhe përfshinë 146 studime në analizën e tyre përfundimtare.

Ata gjetën të dhëna që tregonin se ushqyerja me fruta të thata, vezë, peshk etj që në moshë të vogël, rreth 4-11 muaj, ulte rrezikun e zhvillimit të alergjisë ndaj këtyre ushqimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button