Një qytetare e Prilepit ka mashtruar dy persona duke ju premtuar bileta të lira të aeroplanit

­ Një qytetare nga Prilepi i ka mashtruar dy persona nga fshati Lazhan i Strugës duke ju premtuar bileta të lira kthyese nga SHBA­ja për në Maqedoni me ç’rast ka përvetësuar 779 mijë denarë, njofton MIA.

Policia sot njoftoi se kundër 29­vjeçares J.Ç. është ngritur padi penale për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “mashtrim”. Ajo personit me inicialet D.N. nga Ohri i ka siguruar bileta vetëm në një drejtim, ndërsa personi me inicialet L.A. nga Lazhani aspak nuk i ka marrë biletat e premtuara të aeroplanit.

Gjatë muajit mars të këtij viti, D.N., i cili momentalisht jeton në SHBA, në llogarinë e J.Ç. ka paguar gjithsej 4.140 dollarë amerikanë për blerjen e pesë biletave kthyese në relacionin Çikago­ Vjenë­ Shkup, ndërsa L.A. pasi ka relaizuar kontakt me të paditurën janë dakorduar të blejë 12 bileta kthyese për aeroplan nga SHBA-­ja drejt Maqedonisë. Pas një kohe të caktuar nga takimi dhe marrëveshja e bërë, L.A. në llogarinë e J.Ç. ka paguar 283.200 denarë, por nuk i ka marrë 12 biletat kthyese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button