Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Shkupit

Pa energji elektrike nesër prej orës 08:00 deri në orën 15:00 do të mbeten konsumatorët e një pjese të rrugës “Kiro Fatak”, “Gernika” dhe “Ratko Mitroviq”, në lagjen Kisela Vodë, shkruan MIA.

Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizën e qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkaqe teknike në rrjetin elektrik. Pa energji elektrike prej orës 08:30 deri në orën 13:30 do të jenë edhe konsumatorët nga fshati Grushinë, në komunën e Haraçinës.

Prej orës 09:00 deri në ora 10:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga lagjja Ilinden në komunën Ilinden dhe konsumatorët nga një pjesë e rrugës “Petar Çajkovski”, “Korushka” dhe “Proleterska” në komunën Gjorçe Petrov.

Pa energji elektrike prej orës 09:00 deri në orën 13:00 do të jenë konsumatorët e një pjese të fshatit Batincë, në rrugën “Markov Manstir” dhe rrethina, në komunën e Studeniçanit.

Prej orës 09:00 deri në ora 15:00 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët nga fshati Ljubin dhe një pjesë nga fshati Kondovë, në komunën e Sarajit, ndërsa prej orës 10:00 deri në ora 15:00 përdoruesit nga fshati Bardovci, rrugicat numër 4, 6, 8, 10 dhe 12 në komunën Karposh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button