Një punonjës nga Manastiri është shtypur nga një makineri ndërtimi

Një punëtor nga Manastiri e ka humbur jetën pasi është shtypur nga makineria e punës “Bobket” në objektin afarist­banesor në ndërtim në rrugën “Vasko Karangeleski” në Manastir, shkruan MIA.

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari J.E. së bashku me punonjësin 56 vjeçar T.M. janë goditur në momentin kur 47 vjeçari shofer i makinës ishte duke u kthyer mbrapa. Viktima është nxjerrë nga poshtë makinerisë dhe me automjet të Ndihmës mjekësore është transferuar në Qendrën urgjente pranë Qendrës klinike në Manastir ku është konstatuar vdekja. Kolegu i tij T.M. ka kaluar pa lëndime trupore.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi mbikëqyrës nga SPB Manastir, ndërsa sipas urdhërit të prokurorit publik, trupi i viktimës është dhënë në autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button