Janeva: Nuk frikësohem nga pyetjet e deputetëve, sepse kam mbështetje nga Gruevski

Nuk frikohem që të përgjigjem në pyetje të deputetëve sepse kamë mbështetje nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, tha prokurorja special publike Katica Janeva, duke prezantuar Raportin para Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie në mes bashkësive, transmeton Portalb.

Janeva ka kërkuar që të bëhen ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Ligjin për procedurë penale me të cilën do të vazhdohet afati për punën PSP, sepse, siç tha ajo, është në interest ë qytetarëve.

Seanca në Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie në mes bashkësive ende po vazhdon, transmeton Portalb.

Përveç debatit në Komision, Raporti për punën e PSP-së është në rend ditë edhe në seancën e Kuvendit të caktuar për ditën e hënë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button