Presidenti francez: Situata në Siri një “njollë” për shoqërinë ndërkombëtare

Presidenti francez François Hollande tha se situata në Siri është një “njollë” për shoqërinë ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët pas fjalimit në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Hollande tha se “situata në Siri është një njollë për shoqërinë ndërkombëtare”.

Ai tha se në Siri njerëzit vdesin nga uria, ndaj autokolonave që dërgojnë ndihma humanitare kryhen sulme, përdoren armë kimike dhe se çdo ditë humbin jetën fëmijët. Presidenti Hollande theksoi se komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi në lidhje me këto.

Hollande u shpreh se Rusia duhet të ushtrojë presion mbi Bashar Asadin. Sipas tij, mbështetja e regjimit të Asadit do të jetë shkaktare për shkatërrimin e vendit ndaj SHBA-të duhet të mbështesin grupet opozitare në Siri.

– Mbreti Jordanisë Abdullah II

Mbreti i Jordanisë Abdullah II në fjalën e tij në OKB tha se duhet të luftohet kundër ekstremistëve të cilët “tërheqin njerëzimin në një epokë të errët”. Ai tha se lufta me ekstremizmin për muslimanët nënkupton një luftë për të ardhmen. Mbreti jordanez potencoi se perceptimi i gabuar për Islamin në perëndim ushqen axhendën globale të terroristëve dhe intolerancën në të ardhmen.

Gjithashtu mbreti Abdullah në lidhje me luftën në Siri theksoi se “nuk do të ketë fitues, por do të ketë vetën humbës nga të gjitha palët”.

Pasi ka përsëritur mbështetjen e Jordanisë për Palestinën, Abdullah II tha se “Izraeli ose do të pranojë paqen ose në fund do të përpihet nga deti i urrejtjes”.

Ndërsa emiri i Katarit, Temim bin Hamed El Sani kritikoi dobësinë e sistemit të OKB-së dhe mos reagimin e komunitetit ndërkombëtarë në lidhje me luftën në Siri dhe mosmarrëveshjet tjera.

“Teorikisht shumica e vendeve të botës janë në anën e popullit të Sirisë por në praktikë përveç mbështetjes së disa miqve besnikë ata janë lënë të vetëm”, tha El Sani në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button