Në Indonezi prezantohet Ferrari 488 Spider

Në kryeqendrën e Indonezisë dje është prezantuar Ferrari 488 Spider, modeli më atraktiv dhe më i ri i prodhuesit italian të automobilave luksoz, raporton Anadolu Agency (AA).

Me 660 kuaj fuqi dhe motor V8 twin-turbo, 1.420 kilogram i rëndë Ferrari 488 Spider arrin shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë për vetëm 2.8 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 340 kilometra në orë.

Harxhimi mesatar i karburantit është 11.4 litra në 100 kilometra, ndërsa bartja e shpejtësisë bëhet përmes F1 marshit 7 ballësh me dy pedale.

Ky automobil më i ri “open air” paraqet automobilin garues me zgjidhjet më të mira aerodinamike në krahasim me atë paraprak Spider.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button