Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni lëshon demostrativisht konferencën në Bratislavë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni e lëshon demostrativisht konferencën e tretë Ministrore të Procesit të Pragës në Bratislavë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës bëhet e ditur se ministri Hyseni i cili me ftesë të Robert Kalinak, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës Sllovake, aktualisht Kryesues i Këshillit të Bashkimit Evropian, kishte udhëtuar për në Bratislavë për të marrë pjesë në këtë konferencë, por që ai ka lëshuar tubimin në shenjë proteste me de nominimin që i është vendosur Kosovës (Kosovo/UNSCR 1244/1999).

“Ky de nominim është i papranueshëm”, ka theksuar ministri Hyseni, duke shtuar se “nëse i bëhet çfarëdo reference Rezolutës 1244, duhet t’i bëhet referencë e qartë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, pra në pajtim me fusnotën e cila është aplikuar edhe në MSA të nënshkruar midis Kosovës dhe BE-së”, thuhet në njoftim nga MPB.

Ministri Hyseni ka bërë të ditur se Republika e Kosovës do të kthehet në këtë nismë sapo të bëhen korrigjimet e nevojshme në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për përfaqësimin e Kosovës.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit u miratua më 10 Qershor të vitit 1999, pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo rezolutë e përcakton statusin politik të Kosovës si protektorat të OKBS-së dhe jep administrimin e Kosovës te kjo organizatë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button