Mblidhet komisioni ad-hoc, nuk ka asnjë dënim për mediat

Në mbledhjen e sotme të komisionit ad-hoc për media nuk u ngritën propozime për padi për kundërvajtje kundër mediave të Maqedonisë, deri te Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele.

Sipas konkludimit të përgjithshëm të komisionit, vlerësohet se emisionet informative kanë qenë kryesisht asnjënëse, kurse mediat janë munduar të sigurojnë qëndrime nga më tepër burime.

Njiherit, komisioni ad-hoc u bën thirrje mediave që t’i respektojnë detyrimet ligjore, të raportojnë në mënyrë të drejtpeshuar dhe t’i ikin identifikimit të partisë me shtetin.

Komisioni ad-hoc e ka shqyrtuar raportin e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) për raportimin e 18 televizioneve dhe mediave tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button