Ndahen Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Angelina Jolie i ka kërkuar divorcin aktorit Brad Pitt, raporton portali TMZ.
Sipas burimeve të afërta me çiftin, vendimi i Jolie është i lidhur me rritjen e fëmijëve, pasi ajo është “tejet e mërzitur me metodat” e Pitt. Portali shton se nuk ka “asnjë person të tretë” që mund të ketë detyruar Jolie t’i kërkojë divorcin aktorit.

Në dokumentet e divorcit Jolie kërkon kujdestarinë e 6 fëmijëve.

Jolie ka vendosur si datë të ndarjes 15 shtator 2016.

Pitt dhe Jolie u martuan në gusht të 2014-ës, pas një lidhjeje që ka filluar që në 2004-ën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button