Foto-koment në vend të foto-lajmit

Теksti më tepër i ngjan muhabeteve të çarshisë, se sa produktit serioz gazetaresk. Në të janë dhënë informata të caktuara, të bazuara në fotografi, mirëpo nuk janë verifikuar, e në verifikimit, ato komentohen dhe tentohet të bëhet spin.

foto-nachalnik-na-policija-so-naredbi-od-vmro-dpmneLinku deri te artikulli origjinal: (FOTO) KRYESHEFI I POLICISË ME URDHËRA NGA VMRO-DPMNE-ja

Data dhe koha e publikimit: 16.09. 2016

Data e recensionit: 19. 09. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

Vetë titulli paraqet paralajmërim për atë se çfarë tektsi mund të pritet. Nuk theksohet se kush e bën pohimin që është dhënë në tekst, dhe për këtë arsye fitohet përshtypje se ky është përfunim i autorit, gjegjësisht medies.

“Një kryeshef i njohur i policisë, që është caktuar në atë vend pune në bazë të çelësit partiak të VMRO-DPMNE-së sot është vërejtur se si hyn në selinë partiake të VMRO-DPMNE-së”.

Теksti bazohet në disa fotografi, ku shihet një person i uniformuar para shtabit të VMRO-DPMNE-së, duke mbajtur në dorë disa dokumente. Në kreun e lajmit thuhet se bëhet fjalë për një kryeshef të njohur të policisë, i cili është vendosur në atë vend pune në bazë partiake, mirëpo nuk identifikohet kryeshefi.

Në paragrafin e ardhshëm bëhet një koment klasik për partinë në pushtet, me të cilin tentohet të bëhet spin. Pastaj, në vetën e parë, sikur autori është i pranishëm personalisht, thuhet se “kryeshefi” është vërejtur duke hyrë në parti me duar të zbrazëta, ndërsa kur ka dalë me vete ka pasur dofarë “dokumente”.

Megjithatë, më poshtë në tekst thuhet se autori nuk ka qenë prezent personalisht në këtë ngjarje, por se fotografitë janë marrë nga “qytetarë” dhe të gjitha pohimet e mëtutjeshme, në fakt, janë deklarata të dëshmitarëve oularë, të cilët nuk janë identifikuar, e as që është theksuar se kanë kërkuar të mbeten anonimë.

Mënyra e këtillë e informimit është në kundërshtim me standardet e gazetarisë, para së gjithash për shkak se “kryeshefi i njohur” nuk është identifikuar, e në qoftë se është i njohur për autorin, atëherë duket të kërkohet sqarim prej tij në çfarë cilësie e ka vizituar shtabin, cili ka qenë qëllimi i vizitës dhe në qoftë se bëhet fjalë për vizitë si person privat, pse ka qenë me uniformë. Pa këto elemente, informata i ngjan muhabetit përgojues në mes fqinjëve, e jo produktit gazetaresk.

Titulli është sugjerues dhe manipulues, për shkak se nuk është mbështetur me asnjë dëshmi. Vetë fotografitë mbi të cilat mbështetet ky miks i foto-lajmit dhe foto-komentit, nuk janë të qarta sa duhet, e as që ofrojnë informatë pak më serioze, përveç se një person i uniformuar ka hyrë dhe ka dalë nga shtabi i partisë.

Gjatë shkruarjes së informatë,s gazetari duhet t’i ndjekë standardet profesionale të gazetarisë, t’i respektojë zhanret e gazetarisë, të cilat kanë definicion të qartë se çka është lajm, çka është koment dhe cilat elemente duhet t’i posedojë, mirëpo të respektohet edhe Kodi i gazetarëve. Në këtë rast janë shkelur disa nene të Kodit:

Neni 1.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur. 

Neni 4. 

Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.

Neni 13

Gazetari do t’i respektojë ligjet e shtetit, mirëpo nuk do të publikojë e as nuk do të fshehë diçka që është në kundërshtim me interesin publik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button