Aksionet antikanabis në Shqipëri, asgjësohen rreth 30 mijë bimë narkotike

Policia e Shqipërisë ka asgjësuar 29 830 bimë kanabis sativa në disa operacione të ndryshme në jug dhe në veri të Shqipërisë, ndërsa nuk ka asnjë autor të arrestuar, njofton GazetaShqip.

Kështu në fshatrat Prongji dhe Kolonjë në Gjirokastër, u konstatuan dhe u asgjësuan 4 200 bimë të dyshuara kanabis sattiva.

Gjithashtu nga Kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në fshatrat Zhulaj, Zhapokikë, Komar, Izvorë dhe Rabije në Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan 19 800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Edhe 2320 bimë kanabis janë asgjësuar në fshatrat Rodenj, Gërdas, Bënjë dhe Zhapovë në Këlcyrë. Policia deklaron se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ka asgjësuar 17 parcela me 3519 bimë narkotike kanabis në territorin e njësive administrative Pult e Shosh të Shkodrës dhe Shllak të Vau Dejës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë administrative Pult dhe Shosh të Shkodrës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 17 parcela të kultivuara me një numër prej 3374 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa

Ndërsa në njësinë administrative Shllak të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1 parcelë e kultivuar me një numër prej 145 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa

Bimët varionin nga 1.7m deri në 2.5m lartësi dhe nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button