Berlini në zgjedhje, partia e Merkelit kërcënohet nga humbja e radhës

Në kryeqytetin gjerman, Berlin, i cili njëherësh është edhe një nga 16 krahinat federale gjermane, rreth 2.5 milionë votues sot vendosin se kush do t’i përfaqësojë në parlamentin krahinor, ndërsa sipas sondazheve të opinionit publik pritet humbje e koalicionit të Partisë Socialdemokrate (SPD) dhe Unionit Kristian-Demokratik (CDU) të kancelares gjermane Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu, parashihet hyrja e partisë nacionale-konservatore dhe euroskeptike Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Senatin krahinor.

SPD është parti e cila, sipas anketave, momentalisht ka më shumë se 20 për qind të votave. CDU, të Gjelbërit dhe AfD janë menjëherë prapa kësaj partie dhe sondazhi publik gati ju jep numër të barabartë të votave.

Tema kryesore e fushatës parazgjedhore edhe në Berlin, sikur edhe në shtetet e tjera federale, ka qenë kriza e refugjatëve. Berlini nga fillimi i krizës së refugjatëve ka pranuar dhjetë mijë refugjatë. Po ashtu, pakënaqësia e qytetarëve me punën e Qeverisë së deritanishme social-demokratike dhe demokristiane lidhet edhe me punën e joefektive të autoriteteve të qytetit si dhe gjendja e keqe në infrastrukturë.
Qytetarët janë të pakënaqur edhe me rritjen e qirasë e cila, ndonëse në Berlin deri para disa kohësh vlente si vend i përshtatshëm për qiramarrje, ka kaluar mesataren gjermane.

Zgjedhjet e sotme vijnë dy javë pas rënies së Unionit Kristiano Demokrat (CDU) të kancelares gjermane Angela Merkel në vendin e tretë në zgjedhjet në krahinën lindore Mecklenburg – Pomerania Perëndimore, ku AfD shënoi fitore.

Ky është rezultati më i keq i demokristianëve në krahinën e cila është baza politike e kancelares Merkel. Kancelarja Merkel, megjithatë, nuk heq dorë nga parimet e saj mbi politikën e refugjatëve, por ende nuk ka njoftuar nëse do të udhëheq CDU-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2017. Vendimin për mandatin e ri paralajmëroi se do ta shpalosë “me kohë”. Vendvotimet janë hapur prej orës 08:00 deri dhe do të qëndrojnë të hapura deri në 18:00, ndërsa shpejtë pas mbylljes do të shpalosen anketat për rezultatet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button